Lajme Arkiva 2003
Vazhdon të mbetet e bllokuar puna e komisionit hetimor anti-Rama, ashtu sikurse ishte parlajemëruar një ditë më parë. Komisionerët e opozitës kanë mbërritur në bashkinë e kryeqytetit për të tërhequr dokumentat e kërkuar, por kanë dalë duar bosh. Kryetari i komisionit hetimor anti-Rama Sokol Olldashi e ka parë këtë si një mënyrë për të penguar punën e komisionit dhe për këtë arsye ka thënë ai do të ngrihet një padi e dytë penale ndaj kryetarit të Bashkisë të kryeqytetit Edi Rama.
Sokol Olldashi: Ka dy ditë që takojmë Buden, nuk po e gjejmë Sali Myrtajn që vazhdon të jetë i fshehur, por të jetë i bindur se dokumentat do ti jepen në dispozicion. Ne kemi paraqitur një padi penale do të ribëjmë padi penale kundër zotit Rama, i cili në dhunim flagrant të ligjit, bllokon punën e komisionit. Të jeni të bindur se as zoti Nano, i cili është përgjegjësi kryesor dhe urdhëruesi i këtij bllokimi, nuk do të mundet të bllokoj hetimin e shpërdorimit të fondeve publike nga Edvin Rama.
Edhe këtë herë komisionerët e opozitës janë paraqitur para punonjësve të bashkisë me dokumente të firmosura dhe të vulosura nga kuvendi, por socialistët e kanë parë këtë si një arsye për të sulmuar për herë të dytë pas kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçi, kryetarin e kuvendit, deputetin e tyre Servet Pëllumbi, se po shkel ligjin duke zyrtarizuar dokumetat e komisonerëve të opozitës.
Bardhyl Agasi: Nuk ka të drejtë Kuvendi edhe kuvendi pastaj administrata e kuvendit. Detyrimisht ke ligjin në qoftë se do të merren hetime të njëanshme, kurse për të marrë informacione zytarësh këto janë shkresa proces dhe nuk kanë shkelje ligjore. Po në qoftë se do të autorizohet nga administrata e kuvendit qoftë opozita, qoftë pozita me shkresa të veçanta për kryerjen e hetimeve, atëherë kjo është shkelje e veçantë sepse ka një komision dhe nuk ka dy komisione./tvklan.al