454 milion lekë do të shpenzohen këtë vit për punët publike. Punët publike të përkohëshme por që kanë nxjerrë mjaft njerëz nga një situatë e vështirë ekonomike nuk do të zhduken dhe për ca vite në Shqipëri. Kjo shumë parash zë 32% të fondit që disponon Ministria e Punëve Publike. Për pastrimin e Tiranës është parashikuar një fond shtesë prej 74 milion lekësh, i cili do të shërbejë kryesisht për likuidimin e borxheve të dy firmave të pastrimit. Sipas specialistëve të Ministrisë llogaritet që ky borxh të jetë rreth 38 milion lekë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti