Lajme Arkiva 2003
Punëtorët e firmës turke “Makyol” kanë bllokuar rrugën me gurë dhe makineri në segmentin Qafë Thanë-Librazhd. Për herë të tretë punëtorët kërkojnë të paguhen orët shtesë të tyre. Vështirësitë dhe ditët e festave sipas kontratës që është nënshkruar, por tashmë ndihen të mashtuar.
Firma turke ju ka shtyrë vazhdimisht afatet e pagesave çdo vit. Irritimi i tyre ka arritur kulmin kur kanë mësuar se firma turke po përgatitet të largohet fshehtas.
Punëtorët i janë drejtuar gjykatës ashtu si edhe Ministrisë së Punës, Rendit, Avokatit të Popullit, prefektit të qarkut, duke kërkuar mbrojtke dhe moslejim të largimit të firmës pa shlyer detyrimet e punonjësve.
E njëjta histori si me firmën turke “Behase” po përsëritet edhe me këtë firmë që nuk paguan për punën e kryer.
Pas shumë debatesh është arritur të bisedohet mes një përfaqësie punonjësish dhe firmës turke, por nuk është gjetur zgjidhje, kështu punëtorët janë vendosur se nuk do të ndërpresin protestat e tyre në rrugë./tvklan.al