Një punëtor i “Coca-Cola” është kapur duke urinuar në një kanaçe. Punëtorët e tjerë panë aktin e neveritshëm që 40 vjeçari po kryente në fabrikën Ball Corporation, në Angli.

Sipas The Sun, ai është pushuar nga puna menjëherë dhe iu tha që të mos kthehej më, pas incidentit që ndodhi ditën e hënë.

Ai ishte anëtar i përkohshëm i stafit në fabrikë, ku po punonte prej disa muajsh.

Një zëdhënës i kompanisë tha:

“Konfirmojmë që një incident ka ndodhur në Ball Milton Keynes dje. Një punëtor i përkohshëm është kapur duke cënuar higjienën e produktit tonë. Gjithashtu pohojmë që akti ka ndodhur vetëm më një kanaçe dhe ajo nuk është në linjën tonë të prodhimit. Puntori është pushuar nga puna menjëherë”.

/tvklan.al