Lajme Arkiva 2003
23.000 punonjës të shërbimit shëndetësor shqiptar mjek, infermier dhe sanitarë i janë nënshtruar vaksinimit kundër hepatit B. Ka nisur kështu fushata e virusit që prek mëlçinë dhe është i ngjashëm me sidën.
Personeli shëndetësor i spitaleve konsiderohet si një popullatë me risk të lartë krahasuar me pjesën tjetër të shëndosh. Ky aksion i rëndësishëm ka nisur në vitin ‘94.
Përpara këtij viti askush nuk është i vaksinuar dhe i imunizuar nga kjo sëmundje që merret me transfuzion gjaku dhe rrugë seksuale.
Mustafa Xhani: Hepatiti B mbetet një sëmundje endemike në Shqipëri, me gjithë tendencën në ulje, ministria e shëndetësisë dhe instituti i shëndetit publik marrin masa parandaluese. Pra siç e shikoni edhe ky hap që bën ministria e shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik është në drejtim të shëndetit dhe jo në drejtim të kurimit. Ti paraprimë sëmundjeve.
Hepatiti B shënon raste vdekjesh kur është akut, por edhe kur sëmundja bëhet kronike. Tani mbrohen mjekët, popullsia e shëndosh e deri sa të bëhen pacientë thuajse nuk e njohin kurën parandaluese.
Një vaksinë kundër hepatit B në farmaci kushton mbi 20 mijë lekë dhe radhë blihet nga qytetarët. Për të patur një imunitet 5-vjeçar duhet të vaksinohesh 3 herë, 1 muaj pas vaksinimit të parë dhe 6 muaj më pas si faza e tretë./tvklan.al