Stina e verës shënon edhe rikthimin e kampionatit “UEFA Champions League” ku moderatore e programit sportiv në studio para çdo ndeshje është Eva Murati.

“Për verën nuk kemi asnjë plan, do jenë pushime të shpejta për mua, sepse në Gusht rikthehet Champions League dhe do të jetë si një Botëror apo Europian këtë sezon pasi do të kemi ndeshje thuajse çdo ditë. Jo si zakonisht vetëm të martave apo të mërkurave. Nga shkëputja e madhe gjatë këtyre muajve më duket sikur nuk kam qenë në ekran asnjëherë”, tregon moderatorja.

Së fundmi Eva Murati ka provuar edhe eksperiencën si aktore në filma dhe seriale. Në lidhje me projektet e reja e pyetur nga Rudina Magjistari ajo është shprehur se:

“Kam disa lajme, por unë i them kur të bëhet fakt i kryer dhe të jem në sheshxhirime. Më ka ndodhur që mezi e kam pritur diçka dhe në fund për arsye madhore nuk është realizuar, kështu që tani nuk i publikoj më shpejt. Është një eksperiencë e bukur, filmat më pëlqejnë më shumë. Produksionet në Shqipëri nuk janë të shpeshta dhe kanë më shumë vlerë. Është një sfidë, sepse duhet të transformohesh ndërsa në televizion duhet të jesh vetvetja.” /tvklan.al