N jë 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi qarkullonte me armë pa leje. Ai është Donati Jaku nga fshati Rrenc. Gjatë kontrollit fizik, 23-vjeçarit Jaku iu gjet një pistoletë pa leje e tipit “Mini Blow” me një fishek në krehër, si dhe një sasi e vogël kanabisi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/tvklan.al