Lajme Arkiva 2004

Mbrëmë në orën 23:45 është qëlluar me tre plumba me pasojë vdekjen shoferi i ambulancës  së spitalit të Burrelit, Ilir Mila së bashku me rojën e spitalit. Mila ka qenë duke parë ndeshjen në dhomën e spitalit. Pasi ka mbaruar ndeshja roja e spitalit është larguar me qëllim për të kontrolluar objekti.

Pas 10 minutash roja është kthyer dhe ka parë të shtrirë në krevat 45-vjeçarin Ilir Mila të mbuluar me gjak, i cili nuk reagonte fare. Miku i dezhurnit Vjollca Llaveshi ka lajmëruar menjëherë policinë, por kjo e fundit nuk ka mundur të gjejë asnjë pistë hetimi, pasi vrasja e Milës është kryer në rrethana misterioze dhe e tipit mafioz.

Mjeku: Kur është kthyer, për punë 10-15 miutash, thotë roja, ka kujtuar se shoferi, Iliri ka qenë në gjumë dhe i ka thirrur. Ky nuk ka lëvizur, kur e ka parë  Iliri ishte mbuluar në gjak. Iliri si shofer në spitalin tonë ka filluar rreth viteve ’88-’89. Ka qenë djalë shumë punëtor, ka qenë një nga shoferët më të zotë dhe djalë shumë i mirë. Nuk dimë të ketë pasur ndonjë konflikt.

Viktima u tregon se është qëlluar  me pistoletë silenziator./tvklan.al