Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan 30-vjeçarin me iniciale S. M. (A)., 30 vjeç, banues në Mamurras, si dhe po punojnë për kapjen e 29-vjeçarit me iniciale A. S., alias A. N., (A. B.), banues në fshatin Dukagjin i Ri.
Ky i fundit ditën e djeshme, në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me drejtues 30-vjeçarin S. M. (A) dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak./tvklan.al