Lajme Arkiva 2003

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në Tiranë ka çelur panairin e fëmijëve 2003, në këtë panair ka nderuar me pjesëmarrjen e tij kryetari i Bashkisë së Tiranës si edhe Ministrja e Kulturës Arta Dade. Për 5 ditë me radhë fëmijë dhe nxënës të ndryshëm të shkollave të qytetit do të ekspozojnë në këtë panair punimet e tyre me vizatime.

Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen shumë aktivitete, si kampionat minifutbolli dhe konkurse ku do të zgjidhet piktura më e bukur e këtyre nxënësve. Gjatë këtij panairi do të japë shfaqje edhe trupa e cirkut të Tiranës.

 Është hera e parë që qendra e kulturës tashmë me traditë në zhvillimin e panaireve ka marrë përsipër një aktivitet të tillë kushtuar fëmijëve dhe veprimtarive të tyre dhe kjo bëhet në kujdesin dhe angazhimin e bashkisë së kryeqytetit Dhomës së Tregtisë dhe Drejtorisë Arsimore./tvklan.al