Ashpërsohen marrëdhëniet mes mazhorancës dhe prokurorisë se përgjithshme  lidhur me çështjen e rrugës Durrës-Kukës. Shkak duket është bërë një kërkesë e organit qendror të akuzës drejtuar gjykatës së Tiranës për të mos marrë në shqyrtim padinë e ministrit Basha.

Ky i fundit i kërkoi gjykatës  të pezullojë e urdhrin për thirrjen e tij në prokurori  në shkelje të plote të ligjit.  Të gjitha këto zhvillime për Aldo Bumçin ish-ministër i drejtësisë dhe zëdhënës i grupit Kuvendor të PD, tregojnë qartë orientimin tërësisht  politik të prokurorisë së përgjithshme. Bumçi ju referua për ketë dhe vendimit e pak ditëve më parë të gjykatës së Tiranës mbi këtë çështje, i cili gjithashtu u shkel nga organi qendror i akuzës .

Aldo Bumçi: “Dhe kur u gjykua rasti i zotit Telit dhe Toma, prokuroria kërkoi mos kompetencën e  gjykatës së shkallës së parë. Duke thënë që kjo është një çështje që përfshin edhe zotin Basha një person që gëzon imunitet. Dhe gjykata e shkallës së parë vendosi jo kishte pompentencë për ta shqyrtuar këtë çështje. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për të shqyrtuar çështjen në themel, këtu bëhet fjalë për veprime paraprake. Dhe veprimet paraprake procedurale patjetër që shqyrtohen nga shkalla e parë. Fati që prokuroria zvarritur hetimet përtej çdo logjike, përtej çdo mase dhe vetë vendimi i gjykatës për të mos lejuar shkelje të mëtejshme. Tregon që ka patur një zvarritje të qëllimshme dhe zvarritja e hetimeve cenon rënë të drejtat e njeriut. Prokuroria nuk mund të shkojë pafundësisht duke hetuar njerëz. Ky është një cenim dhe prandaj kodi i procedurës vendos afate dhe duhet ti kryesh hetimet brenda këtyre afateve. Nëse afatet kalojnë dhe atëherë gjithçka që ndodh përtej afateve është e pavlefshme. Organi i akuzës po përdoret politikisht, po përdoret politikisht në zvarritjen e çështjes. Një person që rri 1 vit pa imunitet kthehet në objekt goditje. Çështja kërkoi që të zvarritej edhe më tej po të mos kishte qenë vendimi i gjykatës dhe ankimi i dy personave në fjalë zoti Teliti dhe zoti Toma, çështja do të kishë vazhduar të zvarritej. Dhe shikohet qartë qëllimi për ta afruar atë më fushatën elektorale. Mendoj që ky është një zhvillim sa e turpshme aq dhe e rrezikshme.”

Bumçi theksoi se mazhoranca nuk do të qëndrojë e heshtur përballë interesave politikë që po udhëheqin prokurorinë e përgjithshme në punën e saj. Interesa që sipas tij synojnë të krijojnë kosto elektorale për mazhorancën dhe jo zbardhje të se vërtetës mbi çështjen e rrugës Durrës-Kukës./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi