Asnjë material me nivel të lartë radioaktiviteti nuk do të mund të kalojnë në doganat tona pa u vënë re, kjo falë disa pajisjeve të sofistikuara të dhuruara nga qeveria amerikane, për të penguar kalimin e ngarkesave të paligjshme.
Stephen Cristina: “Shqipëria nuk konsiderohet si burim për përhapjen e materialeve bërthamore dhe teknologjive në përdorim të dyfishtë, si për përdorim civil ashtu edhe ushtarak, por ajo mund të përbëjë një rrugë si shumë vende të tjera për kalimin e këtyre produkteve. Për këtë qëllim është dhe në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndihmojë Shqipërinë si dhe vendet e tjera të Ballkanit në përmirësimin e sigurisë së kufijve.”
Këto pajisje që do të ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë në vend arrijnë jo vetëm të dallojnë se niveli i radioaktivitetit është i lartë, por edhe ta identifikojnë masën e tij.
Përparim Dërvishi: “Këto janë pajisje moderne, janë prodhime të kohëve të fundit, do të jenë në gjendje jo vetëm të japin sinjalin e alarmit atëherë kur tejkalohet niveli i lejuar i radioaktivitetit, por do të jenë në gjendje dhe ta matin se sa është niveli i këtij aktiviteti.”
Rustem Paci: “Sa më i saktë dhe i qëndrueshëm të jetë sistemi jonë i vlerësimit dhe i kontrollit aq më shumë zvogëlohen mundësitë për një përdorim të këtyre materialeve për qëllime keqbërëse.”
Projekti i qeverisë amerikane për të pajisur pika doganore me pajisje për identifikimin e materialeve me nivel të lartë radioaktivi kapin vlerën e 400 mijë dollarëve./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
Operator: Enver Shehu