Duke filluar nga Janari i vitit të ardhshëm, qeveria italiane do të rifillojë me transferimin e emigrantëve në Shqipëri.
Përforcuar edhe nga vendimi i Gjykatës së Lartë i datës 19 Dhjetor, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njofton se ka bërë thirrje sot për një takim mbi temën për të kuptuar se si të vazhdohet me ekzekutimin e marrëveshjes, raporton Ansa.
Do të bëhet një vlerësim për kushtet për riaktivizimin e projektit të Shqipërisë në fillimi i vitit të ardhshëm.
Marrëveshja Shqipëri-Itali për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në Shëngjin ka hasur në pengesa për shkak të gjykatave italiane që e kanë kundërshtuar vendosjen e refugjatëve në kampet shqiptare.
Për të kapërcyer këtë pengesë, qeveria italiane, përmes një dekreti, e kaloi përgjegjësinë për vendimet e paraburgimit nga magjistratët e seksioneve të imigracionit tek Gjykatat e Apelit, me shpresën për të marrë vendime të favorshme. Masa fillon aplikimin 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit, pra më 11 Janar.
Ndërkohë, më 19 Dhjetor pati një vendim nga Gjykata e Lartë e Italisë, të cilin qeveria Meloni e interpretoi si mbështetje të qëndrimit të saj.
Kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh se Gjykata e Kasacionit ra dakord me qeverinë dhe është e drejta e qeverive të përcaktojnë se cilat vende janë të sigurta, ndërsa gjyqtarët mund të hyjnë në çështje individuale, por të mos e zbatojnë tërësisht atë.
“Italia ishte e para që bëri marrëveshje me një vend jo anëtar të BE-së. Ne kemi disa probleme në interpretimin e rregullave, por do t’i kapërcejmë. Prandaj ideja duhet të jetë rifillimi i transferimevee drejt Shqipërisë pa pritur vendime të mëtejshme”, tha Meloni.
Gjykata e Kasacionit, në fakt, ende nuk ka vendosur për ankesat e paraqitura nga qeveria kundër verifikimeve të para të dështuara të ndalimit të emigrantëve të lëshuar nga seksioni i imigracionit në Gjykatën e Romës më 18 Tetor.
Sipas autoriteteve italiane, gjatë vitit 2024 është shënuar një rënie e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Itali përmes detit, në 65 mijë krahasuar me 153 mijë në vitin 2023.
/tvklan.al