Lajme Arkiva 2003

Jazz italian në Shqipëri, kështu titullohet iniciativa e qeverisë Italiane dhe programit të saj e cila nisi dje në amfiteatrin pranë kodrave të liqenit artificial. Katër grupe italiane të rrymës Jazz do të ngjiten në skenat  hapura në tiranë , Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Grupi i parë i përbërë nga 5 vajza i quajtur Siluet është prezantuar përpara publikut tiranas dje në mbrëmje.

Ky grup bolonjez është krijuar në vitin 1988 nga Silvia Utzeri dhe është një grup që ka në qendër të tij kompozimin e muzikës origjinale. Fantazia e tyre në kompozim ka frymëzuar emra të mëdhenj të muzikës italiane si Lucio Dalla, Paolo Conte, Mine etj. Ato kanë bërë një paraqitje mjaft dinjitoze në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare ku vlen të përmendet Festivali i Muzikës Universitare në Belford.

Përpara publikut shqiptar vajzat e talentuara kanë paraqitur këngë italiane të muzikës Jazz. Një pjesë e të cilave janë kompozuar nga vetë grupi. Ndërsa në ditët në vazhdim do të jenë grupi Antonio Honorato dhe Hell’s Cobra Blues Band që do të japin koncertet e tyre në qytete të tjera./tvklan.al