Të dhënat personale të çdo shtetasi shqiptarë që prej një viti mbrohen me një ligj të posaçëm. Institucioni që ka dalë garant për mos përdorimin e të dhënave tona personale, është zyra e komisionerit, krejtësisht e pavarur nga institucionet shtetërore. Drejtues të lartë të institucioneve që përpunojnë të dhënat personale kanë diskutuar mbi mënyrën se si do të mbrohen në të ardhmen të dhënat tona.

Genc Pollo: “Ne nuk duhet të lejojmë humbjen e mirëbesimit të qytetarit dhe biznesit nëse duam që të kemi të tëra përfitimet potenciale të ekonomisë digjitale të kthyera në realitet. Do përmendja rrjetet shoqërore si Facebook, tashmë pjesë e realitetit shqiptar sidomos tek të rinjtë. Ato nga njëra anë rrisin përfitimet, por nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që rrisin shqetësimin për privatësinë e përdoruesve e tyre.”

Ministri Pollo i është referuar dhe ligjit, duke kërkuar bashkëpunimin institucional dhe politik.

Genc Pollo: “Jam i bindur që masat e ndërmarra nga ky institucion janë në përputhje me veprimet dhe masat e ndërmarra nga qeveria dhe me legjislacionin që po përgatisin. Gjithsesi duhet të shohim mënyra me efektive për harmonizimin e veprimtarisë midis ekzekutivit të Kuvendit dhe institucioneve të pavarura në funksion të arritjes së objektivave madhor të përbashkët. Projektligji për bazën e të dhënave, për databazën, i cili pason ato për nënshkrimin elektronik dhe për dokumentin elektronik do të iniciohet së afërmi për miratim.”/tvklan.al