Administrata publike ka tashmë një orar të ri. E pagëzuar si paketa e motivimit punonjësit e administratës mund të alternojnë dhe përzgjedhin orarin ditor të punës.

Përmes një projektvendimi, përcaktohet që kohëzgjatja ditore e orëve të punës të jetë 8 orë e 30 minuta nga e hëna deri të enjten dhe 6 orë ditën e premte.

Orari ditor i punës të jetë fleksibël, me kushtin që të plotësohen orët e plota, 8.5 orë dhe 6 orë.

Fasha e detyrueshme orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në vendet e tyre të punës duhet të jetë çdo ditë nga ora 09:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 09:30 deri në 13:00.

Tv Klan