Qeveria shqiptare dorëzon zyrtarisht aplikimin për të fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimit Evropian. Në një ceremoni të posaçme në kryeqytetin çek Pragë, vendin qe mban presidencën e radhës së unionit , kryetari i qeverisë shqiptare lexoi e më pas i dorëzoi homologut të tij Mirek Topolánek kërkesën për aplikim :
Sali Berisha : “Shkëlqesia Juaj, zoti President!
Në emër të Republikës së Shqipërisë, në vijim të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të datës 29 janar 2009, mbështetur në aspiratën dhe vullnetin mbizotërues të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, kemi nderin që, në përputhje me nenin 49 të Traktatit të Bashkimit Evropian, të paraqesim aplikimin e Republikës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Përfitojmë nga rasti për t’i ripërsëritur Shkëlqesisë Suaj sigurimet e konsideratës sonë më të lartë”
Për kryeministrin çek, njëkohësisht president i këshillit të Evropës ky moment vjen mbi te gjitha për shkak të reformave të qeverisë, që Topolanek i cilësoi të jashtëzakonshme.
Mirek Topolánek: “ Jam shumë i lumtur që sot në Pragë, kryeministri shqiptar dorëzon zyrtarisht kërkesën për t’ju bashkuar BE-së në duart e Presidentit të Këshillit Evropian. Kjo jo vetëm sepse presidenca çeke adoptoi si prioritet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i zgjerimit ka specifikën e vet dhe besoj nëse vendet plotësojnë kriteret mund të ecin përpara me procesin. Shqipëria ka shënuar ndryshime të jashtëzakonshme dhe pozitive dhe jam i kënaqur që pjesa më e madhe e këtyre ndryshimeve kanë ndodhur gjatë qeverisë Berisha. Pas meje ky aplikim do të kalojë në duart e Havier Solanës dhe kjo do t’i hapë rrugë një procesi për të cilin nuk do të doja të bëja shumë premtime, por ka shumë mundësi që kjo procedurë të miratohet gjatë presidencës së ardhshme asaj Suedeze. Republika Çeke do t’i qëndrojë në krah Shqipërisë edhe pas përfundimit të Presidencës së BE-së.
Kryeministri Berisha, e cilësoi momentin historik përmbushës së aspiratës për integrim të vendit. Për kryetarin e qeverise shqiptare ky është pikërisht momenti i rikthimi të Shqipërisë në familjen evropiane.
Sali Berisha: “Ky akt ka një domethënie historike pasi shënon rikthimin e vendit tim në familjen evropiane. Burra të shquar evropianë kanë thënë kohë në parë se do të mësojnë evropianët të duan Evropën. Unë kam kënaqësinë të afirmoj zoti President dhe zoti Leigh se 96% e shqiptarëve e duan integrimin. Sindroma e tyre është një dashuri plot pasion për Evropën. Shqipëria tregon sot se është një demokraci funksional edhe se kriteret e Kopenhagenit janë konsoliduar. Shqipëria ka një ekonomi tregu të konsoliduar, gëzon një ekonomi të stabilizuar e cila vitin e kaluar u rrit me 8%. Së fundmi do të doja t’ju siguroja ju zoti kryeministër, ju zoti Leigh dhe të gjithë vendet anëtare se Shqipëria e merr këtë moment si një detyrim të madh, një motivim të madh për qeverinë dhe kombin tim drejt këtij projekti historik.”
Michael Leigh, drejtor për zgjerimin në KE i pranishëm në ceremoninë zyrtare që shënon aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, tha gjithashtu se reformat bënë të mundur hedhjen e këtij hapi. Për Leigh prova e parë për Shqipërinë pas këtij moment janë zgjedhjet parlamentare kjo si garanci për statusin… /tvklan.al