Lajme Arkiva 2003

Gazmendi: Mërzitem për shokët, për shoqet për familjen. Më mungon forca, më mungojnë motrat, më mungojnë xhaxhallarët, gjyshka dhe gjyshi.

Zëri i 12 vjeçarit u dëgjua jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Gazmendi është bërë personazhi më i diskutuar në familjet që kanë parë vuajtjet e tij dhe të prindërve nga kjo sëmundje që zgjat.

Në fillim ndihej pa miq dhe i huaj në spital. Por tre ditë më parë nisi dhe interesimi për të. lotët dhe ankesa e tij prekën jo vetëm ata që kishin para. Vizitorët shtohen çdo ditë.

Gazmendi: Shumë mirë janë sjell ndaj meje dhe një erdhi një ditë dhe la 500 Dollarë, erdhën edhe 2 kosovarë, njëri la 100 Dollarë dhe tjetri 50 Euro. Njëri erdhi nga Tropoja dhe la 1000 Lekë të reja dhe kanë ardhur vizitorë nga Tirana. Më thoshin kemi ardhur të vizitojmë. Njëri i tha babit kam ardhur sot vetëm për vizitë, por kam mundësi të ndihmoj, kam shokë. Janë treguar shumë miqësor. Kam mbledhur lekë por duhen edhe pak që të dal të kurohem.

Nuk kanë munguar shokët pas përshëndetjes që u bë nga Gazmendi në ekranin tonë. Ata kanë mbledhur një sasi parash për t’ia dhënë familjes për kurimin e Gazmendit. Kurimi kërkon më tepër para duke përfshirë edhe udhëtimin për në Itali. Prindërit mendojnë se sëmundja është e vështirë, por njerëzit e mirë gjenden lehtë.

Babai i Gazmendit: Tani që është krizë e madhe një javë ndejën në Gjakovë, në Prishtinë kjo është gati java e tretë. Unë i falënderoj të gjithë ata që kanë bërë vizitë pa pasur parasysh kanë pasur Lekë apo nuk kanë pasur, por vetëm që janë interesuar për çështjen time.

Familja gjakovare falenderon edhe për kaq. Shpreson në shërimin e shpejtë të djalit të tyre duke i ftuar dhe mirëpritur të gjithë ata që ndihmuan në shtëpinë e tyre në Gjakovë./tvklan.al