Lajme Arkiva 2003
Protestat e qytetarëve të cilët kanë humbur banesat në firmat piramidale kanë zbritur në kryesinë e parlamentit. Grupi prej 20 personash kërkoi për rreth 1 orë që të zhbllokohen paratë e ngrira të ish firmave piramidale “Populli dhe Xhaferi”.
Protestuesit kërcënuan se do të shkojnë të gjithë drejt vetëvrasjes si shoku i tyre Z.LL. i cili i dha fund jetës pak ditë më parë.
Qytetarja: Ne erdhëm këtu që të zhbllokojmë paret e bllokuara që janë të ngrira nga “Populli dhe Xhaferi” dhe duam që të na jepen sa më shpejt se jemi mes katër rrugëve.
Qytetari: Kërkesa jonë është të na japi shteti kredi. Borxh po kërkojmë. Të marrim një copë shtëpi të jetojmë e ne si gjithë të tjerët përkundrejt pagesës që mund të na vërë shteti sepse ne kemi arritur kulmin tani dhe do flijohemi si shoku jonë. Ka arritur kulmi, nuk durojmë dot, ne jemi pakicë. Këtë pakicë sikur kafet të kursejnë deputetët neve na justifikojnë.
Prej firmave piramidale në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare 270 vetë mbeten të pastrehë./tvklan.al