Komunikimin me median Kryetari Socialist Edi Rama e ka fokusuar tek buxheti shtesë i qeverisë. Ai e identifikojë si problem faktin që në të nuk parashikohet asnjë zë për fshatin, pavarësisht gjendjes së mjerë në të cilën ndodhet sektori i bujqësisë siç dhe e cilësojë kreu i selisë rozë. Me nota shqetësuese Rama bëri një panoramë të zonave rurale në vend duke i identifikuar si problematikë të prodhimeve bujqësore.
Edi Rama: “Kryeministri flet për bum ekonomik, ndërkohë që mbi fshatin vazhdojnë të bien bombat e papërgjegjshmërisë dhe të aftësisë skajshme të tij e të qeverisë tij, që me siguri është e vetmja në botën demokratike që nuk e llogarit fare fshatin në listën e punëve të veta dhe që ka paturpësinë të flasë për bum ekonomik në kushtet kur edhe barin e thatë Shqipëria e importon nga jashtë”.
Rama akuzojë qeverinë për papërgjegjshmëri pasojat e së cilës sipas kreut socialist po i vuajnë çdo ditë e më shumë fermerët shqiptarë./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi
Operator: Klodian Keçi
Montazh: Renis Zela