Edi Rama mendon se shqiptarët që jetojnë jashtë kanë të paktën 3 arsye thelbësore përse në 11 Maj duhet të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të mbështesin Partine Socialiste.
Qëndrimin e tij për votën e emigratëve e ka nxitur një ndjekës në rrjetet e tij sociale që shprehet kundër votimit nga jashtë pasi mendon se vota mund të manipulohet nëse dërgohet me postë.
“Janë më të kthjellët në vlerësimin e shkallës së përparimit të Shqipërisë. Nga njëra anë patjetër nuk i kanë gërr mërret e përditshme të jetës së këtushme që na lodhin të gjithëve, por kanë mundësi të shohin dallimin mes asaj kur vijnë dhe asaj që kanë parë kur kanë ardhur herën e kaluar. Ata nuk kanë iluzione për jetën atje ku janë, shpesh herë as nuk i kuptojnë ankesat tona për faktin që kafet e restorantet janë plot, por ata që rrinë më shumë ankohen, jo s’ka rrugë, s’ka ujë, s’ka bukë, s’ka punë”, shprehet Rama.
Në replikën e tij Rama e nënvizon faktin se tanimë imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë ka ndryshuar dhe ata që jetojnë jashtë e thonë me zë të lartë origjinën e tyre.
“Albanos..albaneze…Emigrantët dinë ta vlerësojnë më shumë rëndësinë e imazhit dhe reputacionit të Shqipërisë jashtë kufijve, të cilët i shihnin si të ardhur nga një vend shejtanësh. Sot ata e thonë me gojën plot që jam nga Shqipëria. Sepse Shqipërisë i kemi dhënë dinjitet që s’e ka pasur kurrë në botën e jashtme dhe në majën e 2030 do e ngjisim në tryezën e bashkuar të familjes Europiane”, tha Kryeministri.
Prej disa ditësh Kryeministri është angazhuar në thirrje publike për shqiptarët që jetojnë jashtë që të mos neglizhojnë të drejtën e tyre për të votuar ndaj të regjistrohen siç e kërkon ligji.
Tv Klan