Në protestën e qytetit të Fierit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe aleatët e tij përsëriten serish kushtet e vëna mazhorances për t’u rikthyer në kuvend.
Para socialisteve të Fierit, Rama tha se integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian po e mban peng moshapja e kutive dhe jo bojkoti i parlamentit nga opozita.
Kjo në fakt është edhe përgjigjja e pare që Edi Rama, u jep thirrjeve që krerët e institucioneve më të rëndësishme evropiane e ndërkombëtare i kanë adresuar atij për të lejuar socialistet të bëhen pjese e debatit politik në kuvend dhe pjese e proceseve integruese të Shqipërisë.
Edi Rama: “Integrimi nuk e pengon bojkoti ynë, por e pengojnë pikërisht arsyet që na shtyjnë ne ta ndërmarrim këtë rrugë të vetme për të shtruar për zgjidhje një problem të rëndë shqiptar si zgjedhjet e deformuara”.
Gjithashtu, kryesocialisti foli edhe për kushtet e tjera të vëna mazhorancës për rikthimin në kuvend, por edhe për çështje të tjera, duke e patur gjithnjë në shënjestër qeverinë.
Fieri ishte i parafundit në listën e qyteteve të projektuar nga PS për të zhvilluar turin e protestave kundër zgjedhjeve të 28 Qershorit. I fundit mbetet kryeqyteti./tvklan.al