Kryeministri Edi Rama ka dhënë informacion në lidhje me kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën e 3 antiCovid. Bëhet fjalë për katër kategori.
Së pari janë të gjithë të gjithë personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike, më pas personelet shëndetësore, personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë dhe personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuara.
Por kur duhet marrë doza e tretë?
Në videon shpjeguese që ka shpërndarë kryeministri Edi Rama, thuhet se doza “booster” duhet marrë jo më herët se 6 muaj pas dozës së dytë./tvklan.al