Kryeministi Edi Rama ka mbledhur sot në vilën qeveritare, në një takim informal kabinetin qeveritar.
Takimi informal që vijon prej pesë orësh është me dyer të mbyllura dhe ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të mbyllet rreth orës 18:00. Kryeministri Rama ka mbërritur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 08:30.
Të pranishëm në mbledhje janë, ministrat, kryetaret e komisioneve, kryetarja e Kuvendit, nënkryetari i Kuvendit, kryetari grupit parlamentar në PS, si dhe drejtorët e institucioneve në varësi të kryeministrit.
Kjo mbledhje ka nisur me grupin e komunikimit i cili ka diskutuar në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe integrimi në BE, çështjet e sigurisë, ekonomia, por edhe çështjet sociale.
Nga kjo mbledhje u vendosën edhe objektivat që duhet të përmbushin ministrat dhe institucionet e varësisë deri në përfundim të këtij viti.
Gjithashtu në fokus të këtij takimi informal ishin dhe zgjedhjet dhe organizimi i secilës prej strukturave të mazhornacës për të fituar mandatin e katërt radhazi.
Tv Klan