Opozita ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të një dite më parë të kryetarit të qeverisë të bëra publike në një konferencë për shtyp. Kryesocialisti Edi Rama, ka ofruar një tjetër realitet në shifrat e situatës në vend që në vijat e trasha përkthehet rritja e kostos së jetesës, niveli në rritje i korrupsionit, hapësira e gjithnjë e më të kufizuara për biznesin. Për të gjitha këto Rama fajësojë kryeministrin Berisha dhe qeverinë që drejton.
Edi Rama: “Me një konferencë shtypi që do ta kishe pasur zili edhe Fidel Kastro. Sali Berisha u tall mbrëmë me 104.625 punonjës buxhetor, duke gënjyer për rritjen e rrogave të tyre. Sali Berisha u tall mbrëmë me 45 mijë punonjës të arsimit, me 12 mijë infermier e infermiere dhe me 4300 mjekë, duke gënjyer për rritjen e rrogave të tyre. Sali Berisha u tall mbrëmë me të gjithë pensionistët e pensionistet e qytetit e të fshatit, duke gënjyer për rritjen e pensioneve të tyre pa llogaritur shtrenjtimin e pa përballueshëm për ta të energjisë elektrike, të ushqimeve bazë dhe të ilaçeve të pa rimbursueshme”.
Kryetari i LSI Ilir Meta, ofrojë një tjetër optikë të deklarimit publik të kryeministrit. Sipas tij, Berisha dëshmojë qartë vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund përpjekjes për të kapur institucionet e drejtësisë.
Ilir Meta: “Jo për të rritur efikasitetin e tyre për të luftuar korrupsionin, por pikërisht për t’i intimiduar organet e drejtësisë në mënyrë që e vërteta e Gërdecit dhe e gjithë aferave të tjera Berishjane të mos dalë asnjëherë në dritë. Dje Sali Berisha u përpoq pikërisht të kërcënonte dhe të frikësonte prokurorët me heqje imuniteti deri edhe me pranga. I kërkojmë të gjithë forcave të vërteta opozitare që të reflektojnë e të heqin dorë nga lojërat e dyfishta të bëra deri tani”.
Deklarata vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Berisha beri një bilanc të punës së qeverisë në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit dhe luftën anti-korrupsion./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi
Operator: Enver Shehu