Kryeministri sheh nga afër punimet në qindra shtëpi
I zoti i shtëpisë që ka nisur të rindërtohet në Manzë nuk i mbajti dot lotët, ndërsa ka parë sot vrullin me të cilin punohej me rastin e vizitës së kryeministrit.
Në shenjë mirënjohjeje kryeministrit i treguan se kishin ruajtur një foto të tij në të njëjtën shtëpi një vit më parë.
“Vëre në kornizë këtë foto, ne do bëjmë maksimumin, siç thoshte gjyshja ime”, u shpreh Rama.
Duke përfituar nga emocionet e shtëpisë së re, Rama i dha një porosi të zotit të shtëpisë. “Mbaje mirë këtë se këtë detyrë ke” i tha Rama.
Me gjithë kushtet që imponon pandemia, Rama përfitoi nga rasti të shkëmbejë disa fjalë me banorët e zonës.
Në Manzë janë 280 shtëpi private që rindërtohen, ndërsa në Ishëm rreth 300. Të gjitha pritet të jenë gati në fund të vitit.
Tv Klan