“Presidenti ta firmosë osë ta kthejë Kodin Zgjedhor”
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur edhe këtë hënë drejtuesit politik në qarqe. Pas një mbledhje që ka zgjatur më shumë se një orë, Rama ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat.
Ai është pyetur nga gazetarët nëse do të zbatojë apo jo planin me 5 pika të propozuar nga Lulzim Basha, por Rama u shpreh se nuk ka dijeni fare.
“Kush është ky plani me 5 pika? Nuk e kam idenë për një plan me 5 pika”, tha shkurtimisht Rama.
Po ashtu ai ka folur dhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe u shpreh se marrëveshjet me opozitat janë respektuar pikë për pikë.
“5 qershori është respektuar, 30 qershori është respektuar, nuk ka më asgjë për të thënë dhe as kohë për të humbur. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë fiks siç e kemi votuar”, u shpreh Kryeministri./tvklan.al