Gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria nuk bën hap pas me vendimin që ka marrë për mbylljen e rrjetit social TikTok.

“Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë dhe siç e kam paralajmëruar është një vendim për implementimin e të cilit do të na duhet 6 deri në 8 javë sepse teknologjikisht është shumë  e rëndësishme kjo kohë”, tha Rama.


Kujtojmë se ky vendim u mor më 21 Dhjetor si rezultat i një procesi disa javor këshillimi me prindër e mësues në shkollat e vendit. Platforma kineze nuk do të jetë e aksesueshme në territorin e Shqipërisë për një vit të plotë, masë e cila sipas kryeministrit është pjesë e planit për rritjen e sigurisë në shkolla. Ky i fundit, por edhe masa të tjera për mbrojtjen e të miturve janë kthyer në prioritet, pas ngjarjes tragjike të ndodhur te shkolla “Fan Noli” në kryeqytet, ku mbeti i vrarë një 14 vjeçar.

/tvklan.al