Edi Rama: “Kërkesa e opozitës nuk ka asnjë lidhje me procesin e ankimimit dhe gjykimit të gjithë atyre çështjeve që kanë pasur të bëjnë me KQZ-në dhe me Kolegjin Zgjedhor, por është një kërkesë e cila është tërësisht në konformistet të plotë me të drejtën kushtetuese të parlamentit për të bërë transparencë mbi çdo çështje të veçantë që shihet e udhës nga një grup deputetësh për të hetuar. Ajo marrëveshje kërkon një gjykim suprem, të paanshëm dhe të bazuar mbi një ekspertizë të mirëfilltë, gjë që mund ta bëjë krejt qetësisht dhe jashtë çdo ndikimi politik gjykata Kushtetuese e republikës së Shqipërisë. Ky nuk është politizim i një çështjeje kombëtare, por është një qëndrim patriotik dhe qytetar për një çështje kombëtare duke bërë të mundur qoftë transparencën e plotë lidhur me çështjen dhe nga ana tjetër duke garantuar pikërisht të kundërtën e politizimit.”/tvklan.al