Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në prezantimin e Planit të Motivimit për Administratën Publike. Gjatë fjalës së tij ai përgëzoi punën e të gjithë punonjësve në administratën shtetërore. Ai tha gjithashtu se vendi ynë po përballet me një proces sfidues për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por falë përpjekjeve dhe punës kjo gjë do të finalizohet me sukses dhe se kjo duhet të na motivojë të gjithëve.
Plani i motivimit sipas kryeministrit Edi Rama është një iniciativë e cila do t’u ofrojë të gjithë punonjësve në administratë siguri dhe stabilitet, pa patur frikën e kërcënimeve për vendin e punës për shkak të ndryshimit të pushtetit.
“Fakti që ne Shqipëria po përballemi me një proces aq të komplikuar, aq sfidues, aq profesional si ai skrinimit të të gjitha organizmit të shtetit shqiptar nga Bashkimi Europian, me aq sukses dhe fakti që ky rezultat u tha në mënyrë të përsëritur nga partnerët tanë në Komisionin Europian është një arsye shumë e fortë për t’u ndjerë më të motivuar dhe për të patur bindjen që ne do t’ia dalim këtij misioni. Të pasjes më në fund të një administrate publike që është në lartësinë e nevojave dhe në lartësinë e ambicies të kësaj republike. Do ia dalim sepse kemi brumin dhe do ja dalim sepse këtu ka një ndërthurje shumë të ekuilibruar të eksperiencës me energjitë e reja.
Punonjësit e administratës duhet të kenë stabilitet dhe rritje në karrierë
Përmend Adea Pirdeni që në të gjithë këto vite ne nuk kemi tentuar ta prekim ligjin e shërbimit civil, ka qenë një iniciativë shumë e vështirë, ka qenë një vendimmarrje me shumë probleme dhe me shumë risk, që të ngrejë në atë pozicion ku ishte një administratë të tërë, e cila ju e dini më mirë se sa unë, sepse ju e keni jetuar këtë, ata që janë me më shumë eksperiencë, e cila ishte një maligamë mes punonjësve që ishin aty prej shumë kohësh dhe shumë të tjerëve që ishin futur pa meritë. Por ishte një moment zero për të thënë që deri këtu, më tutje nuk shkohet me përmbysjet e vazhdueshme të administratës. Për t’i dhënë një qetësi dhe një siguri punonjësve në administratë që nuk janë të kërcënuar në vendin e tyre të punës, për shkak të ndryshimit të pushtetit, të ndryshimit të kaheve të ndryshimit të pushtetit për t’i dhënë një perspektivë njerëzve në administratë, për të kuptuar që për të patur stabilitet në punë ata mund të synojuni të rriten në karrierë,” u shpreh kryeministri Edi Rama./tvklan.al