Plani i Motivimit të Administratës Publike u zhvillua ditën e sotme ku i pranishëm ishte edhe vetë kryeministri Edi Rama. Në fokus të këtij pani do të jetë motivimi dhe siguria e punonjësve në administratën publike. Edi Rama tha gjithashtu që do të ishte shumë e frytshme anketimi i punonjësve të cilët mund të mbetshin anonim. Kjo do të bëhej për të evidentuar pakënaqësitë dhe problematikat që ata hasin.
Edi Rama: Sot faktikisht ndërhyrjet që do të bëhen në ligj juanë të një natyre krejt tjetër dhe synojnë krejt të kundërtën. Jo krijimin e hapësirave për të ndërhyrë dhe për hequr, e për të hapur vende që t’i zënë të tjerët. Por krijimin e më shumë hapësirave për vet trupën që të jetë ende më e motivuar. Që të jetë ende më e respektuar, që të jetë ende më e vlerësuar dhe thënë këto. Unë besoj se është shumja pozitivë kjo që ka nisur. Unë i jam shumë mirënjohës Adeas për pasionin edhe për vendosmërinë e mbi të gjitha për aftësinë për të krijuar skuadër. Mendoj se ky proces i dialogut të nisur me këto pyetësorët duhet të thellohet më tutje dhe në kushtet anonimiteti.
Punonjësve të administratës duhet t’u jepet mundësia të shprehen në mënyrë periodike. Për çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, është shumë e rëndësishme. Për të qenë një vend anëtar i bashkimit evropian ne duhet të synojmë që këtë korpus të republikës ta konsolidojmë sa më shumë. Njëkohësisht jetën në administratën publike ta bëjmë sa më përmbushëse profesionalisht, moralisht. Duke garantuar karrierën, ngjitjen e shkallëve të karrierës edhe brenda administratës duke garantuar që matja e performancës të jetë reale, fiktive duke garantuar që zëri i punonjësve të administratës në atë punë që ata kryejnë të kenë të gjithë respektin dhe gjithë dinjitetin e vet.
Duke marrë shembuj të vendeve të tjera si Franca apo Belgjika kryeministri Edi Rama tha se përpjekjet për të përmirësuar administratën publike do të jenë të vazhdueshme. Ato do të jenë në përputhje me standardet e vendosura nga Bashkimi Europian. Kjo nuk është një çështje e pak viteve, por një çështje që kërkon shekuj për të arritur në nivelin e duhur.
“Është proces nuk diskutohet që nëse juve do të flisni me njëri-tjetrin mbas këtij takimi do të komentonit fjalët e mia, duke thënë se ‘epo ai nuk e di se nuk është kjo kështu’. Patjetër që janë të gjitha nuk diskutohet. Por ama e përgjithshmja krahasuar me rrugën që është bërë është shumë inkurajuese. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Sepse të ndërtosh një administratë publike që i përgjigjet kritereve dhe standardeve të shërbimit publik evropian nuk është një çështje e thjeshtë e pak viteve, është një çështje historie. Dhe administrate e vende të tjera që i shikojmë me admirim janë histori shekujsh,” tha gjatë fjalës së tij kryeministri i vendit. /tvklan.al