Siguria në shkollat publike është një çështje që shqetëson më së shumti prindërit. Prej vitit të shkuar Ministria e Arsimit dhe ajo e Brendshme kanë nisur të zbatojnë në të gjithë shkollat e vendit aktualisht për të garantuar sigurinë e nxënësve, janë angazhuar 240 oficerë sigurie në shkolla. Për ndërgjegjësimin e të gjithë hallkave të komuniteteve dhe autoriteteve që lidhen me arsimin për këtë pakete kryeministri dhe dy ministrat e tij Manastirliu e Hoxha ishin në shkollën “Kosova” në kryeqytet. Për Ramën roli i oficerëve të sigurisë në shkolla është shumë i rëndësishëm dhe për këtë arsye i është dhënë dhe vëmendja e duhur financiare.
“Për të kuptuar se duhet ta fuqizojmë edhe më shumë këtë autoritet të ri të shkollës që është punonjës-oficeri i sigurisë, e për këtë arsye kemi bërë edhe një rritje të pagës së oficerëve të sigurisë që sot paguhen 800 euro, por nuk do të ndalemi këtu, sepse këtu nuk është çështje policësh në mjediset e shkollës. Këtu është çështje njerëzish që janë te kualifikuar për temën e sigurisë, që janë aty si një urë ku kalojnë të gjithë dhe që duhet të garantojnë informimin e të gjithëve dhe bashkëveprimin me të gjithë”, tha Rama.
Kryeministri veç aspektit të investimeve në infrastrukture flet për rëndësinë që ka për qeverinë e tij motivimi i mësueseve për të rritur autoritetin e figurës se tij. E motivimi sipas tij bëhet dhe duke rritur pagat.
“Këtë e kemi bërë me të gjitha mënyrat e nevojshme, por mbi të gjitha duke vendosur si një objektiv strategjik të politikës sonë, rritjen e vazhdueshme të pagave për mësuesit dhe sot kemi arritur me ndërhyrjen e fundit të muajit qershor, që pagën mesatare të mësuesve në Republikën e Shqipërisë ta kemi 950 euro. Nga pagat e mësuesve që me patjetër duhet të rriten ende”, tha Rama.
Sa i përket investimeve për të rritur sigurinë, Rama dhe ministri i Brendshëm lajmëron shtimin e kamerave nëpër shkolla.
“Duhen pasuar me një sistem monitorimi me kamera të të gjithë mjedisit të brendshëm të shkollës, të të gjitha klasave dhe jo vetëm monitorimi, por dhe përmes inteligjencës artificiale për t’i dhënë në kohë reale ekipit drejtues të shkollës një sintezë të problematikave të shfaqura…”
I vetëdijshëm për peshën e pazëvendësueshme të arsimtarëve, Rama pranon për herë të parë publikisht se është i paaftë ta ushtrojë një profesion të tillë me brezat e fëmijëve të smartfonave, edhe pse në vitet ‘90 ishte profesor në Akademinë e Arteve.
Tv Klan