Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga puna që po bëhet për projektin e rrugës së re që lidh Velipojën me Shëngjinin.
Rama e cilëson atë si një investim strategjik në fushën e turizmit dhe që do të jetë ndër akset më panoramike të vendit.
Rruga e re Shëngjin – Velipojë ka kushtuar 3.8 miliardë Lekë dhe përshkohet në vetëm 20 minuta duke shkurtuar me 1 orë nga ajo që duhet sot nëpërmjet aksit të vjetër.
Rama ka publikuar edhe pamje të aksit të përfunduar Korçë – Ersekë që lidh dy bashkitë për 20 minuta.
Sipas tij, kjo do të ndikojë në nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun, deri dje të braktisur dhe izoluar krejtësisht.
“U vunë shumë kuje e u hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit” – e mbyll postimin Rama.
Tv Klan