Gjatë fjalës së tij në Samitin Global të Energjisë në Abu Dhabi, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur detaje nga një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore.
“Ne po diversifikojmë dhe transformojnë sektorin energjetik shqiptar. Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri ndërkohë që flasim është 100% nga burimet të ripërtëritshme. Kjo e bën Shqipërinë pjesë e vendeve që janë krye të listës kur vjen fjala për % e energjisë së ripërtëritshme. Ne kemi rënë dakort për marrëveshjen strategjike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore, Ato janë një instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë nga Shqipëria në Italia por edhe për të rritur kapacitetin e vendit tonë si një lojtar kyç në rajon mbështetur prodhimin në 100% energji të pastër. Ky hap i rëndësishëm për Evropën dhe Rajnonin nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunim domethënës me Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha Edi Rama.
Rama u shpreh se marrëveshja do të shërbejë si instrument i rëndësishëm për transmetimin e energjisë nga Shqipëria në Italia, si edhe për pozicionimin e vendit tonë si një lojtar kyç në rajon.
Në fjalën e saj, kryeministrja Meloni u shpreh shumë e kënaqur me marrëveshjen energjetike të arritur me Shqipërinë dhe Emiratet e Bashkuara me vlerë rreth një miliard Euro.
“Personalisht jam shumë krenare për këtë marrëveshje. Kjo iniciativë dëshmon në mënyrë të prekshme se si mund të ndërtohen forma të reja bashkëpunimi edhe mes partnerëve që mund të duken të largët, të paktën gjeografikisht. Ky është një projekt ambicioz mes dy brigjeve të Adriatikut një ndërlidhje e re energjetike, për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për të eksportuar një pjesë të saj në Itali, falë një kablloje nëndetëse në detin Adriatik . Ky projekt i shtrirë për tre vite përfshin edhe Emiratet e Bashkuara. Do të jetë një hap më tej në ngritjen e infrastrukturës për prodhimin dhe transportin e energjisë së rinovueshme drejt Italisë”, tha Giorgia Meloni.
Në këtë samit nuk mungoi as dhurata e Ramës për ditëlindjen e 48-të të Giorgia Melonit Ai ia mbulon asaj këndshëm kokën me një shall që sipas tij ishte dizenjuar nga një prodhues italian, i cili u zhvendos në Shqipëri dhe kishte marrë edhe shtetësi shqiptare.
Pasi Rama iu ul në gjunjë, e quajti Melonin “motra”, ndërsa ajo duke qeshur i tha se duhet të ndalosh me këtë histori.
Klan News