“Të bëhet pjesë e procesit integrues të Kosovës dhe Serbisë”
Vetëm pak ditë para se Këshilli i Europës të marrë në shqyrtim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në të, kryeministri Edi Rama i kujton Prishtinës dhe Beogradit rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.
Sipas kryeministrit Rama, kjo marrëveshje, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij nuk mjafton thjesht që Marrëveshja të jetë ligjërisht e detyrueshme, por për të siguruar progres, ky dokument dhe Aneksi i Zbatimit, sipas tij duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.
Ai shton se çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në dhe kjo sipas tij nuk i shërben Ballkanit dhe vetë sigurisë së Europës.
Tv Klan