Kryeministri Edi Rama, u bën thirrje emigrantëve shqiptarë kudo në botë të regjistrohen sa më parë në platformën ‘PER’ të KQZ-së për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 Majit.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se që një emigrant të votojë me postë duhet të regjistrohet brenda datës 4 Mars.

“Mos përtoni dhe mos e shtyni siç e kemi ne shqipot se koha fluturon dhe do të votojnë vetëm ata që regjistrohen deri më 4 Mars. Kështu që regjistrohuni që të votoni dhe ta ngrejmë dhe më lart emrin e Shqipërisë”, thotë kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij.

Tv Klan