Në diskutimin e radhës me prindër e mësues në Kamëz, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, diskutuan mbi masat dhe projektet e reja në funksion të forcimit të sigurisë dhe cilësisë në arsimin parauniversitar.
Nga Shkolla “Halit Coka”, Rama tha se bllokimi i Tik Tok është një ndihmë po nuk është zgjidhje.
Kryeministri tha se në 2025 do ketë sistem monitorimi me kamera në shkolla.
Diskutimet e e Kryeministrit me prindër dhe mësues për mbylljen e rrjeteve sociale si Tik Tok dhe Snapchat, nisën pas vrasjes së 14-vjeçarit në afëri të shkollës “Fan Noli”, si dhe pas protestave të prindërve për siguri në shkolla, të cilat vijojnë.
Klan News