Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili është misioni i tij në krye të qeverisë shqiptare, i cili nuk e ka fshehur që kërkon një mandat të 4-t qeverisës vitin e ardhshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan nga Athina, Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetari Blendi Fevziu për largimin e të rinjve nga vendi.

Kjo krizë e largimit të të rinjve, Kryeministri premtoi se do të ndryshojë dhe është pjesë e projektit Shqipëria 2023. E sipas Ramës, frenimi i largimit të të rinjve do të jetë pjesa kur do të mbyllë misionin e tij.

“Këtë historinë që ikin të rinjtë se janë të pakënaqur, ikin për korrupsion, kjo është një tjetër mit. Një i ri i cili sot është në një periferi të Shqipërisë, ka të gjithë të drejtën e botës të thotë unë nuk dua të pres ndryshimin dhe të pres si babai im, jo do iki.

Këtu fillon gjëja. Sigurisht që Shqipëria nuk e ka sot forcën e brendshme që thotë pse të iki jam mirë këtu. Po ndryshon dhe kjo gjë. Kjo është pjesa më e vështirë dhe është pjesa që do t’i vendosë kapak të gjithë misionit tim dhe Shqipëria e 2030-s do të jetë një vend ku kjo tendencë do të jetë e ekuilibruar”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al