Lajme Arkiva 2003
Dhuna policore, trafikimi grave dhe i fëmijëve, presionet e vazhdueshme mbi mediat dhe mungesën e vullnetin e qeverisë mbi frenimin e tyre. Mbi këto 4 pika është ngritur raporti i vitit 2002 i organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Human Rights Watch.
Ashtu si në raportin konfidencial të Bashkimit Evropian edhe kjo organizatë e cilëson policinë shqiptare, kryesisht drejtuesit e saj si shkelësit kryesor të të drejtave të njeriut.
Në raport thuhet se autoritetet ekzekutive dhe gjyqësore të Shqipërisë dështuan përsëri të frenojnë dhunën policore dhe vazhdon të ketë një qëndrim indiferent ndaj torturave dhe abuzimeve fizike me të dënuarit.
Dhuna e kryer nga forcat policore të Shqipërisë, mjegulluan përpjekjet e qeverisë për mbështetjen e luftës globale kundër terrorizmit thuhet në raportin e Human Rights Watch. Ky raport thotë se Shqipëria vazhdon të jetë një pikë kryesore e transitit dhe origjinës në rrjetin rajonal të trafikimit të qenieve njerëzore.
Por problematike për monitoruesit e kësaj organizate mbetet mungesa e vullnetit të qeverisë për të pranuar se Shqipëria vazhdon të jetë vendi kryesor i origjinës. Duke iu referuar departamentit amerikan të shtetit.
Raporti thotë se korrupsioni i policisë është pengesa kryesore për hetimin e trafikantëve pasi 10% e viktimave të huaja të trafikuara nëpërmjet Shqipërisë, kanë raportuar se policët kanë qenë direkt të përfshirë.
Sipas raportit të Human Rights Watch. Gjatë vitit të kaluar evidencat e reja tregojnë vështirësitë e mijëra fëmijëve të trafikuar shqiptarë që bëjnë punë të detyruar, prostituojnë, përdoren në aktivitetet kriminale, adoptime dhe ka shumë mundësi për dhurim organesh.
Raporti rendit Shqipërinë në njërin nga vetëm tre vendet që nuk autorizuan komunitetin e parandalimit të torturave, të publikonte konstatimet e tij për Shqipërinë dhe situata e të drejtave të njeriut konsiderohet si zhgënjyese. Në këtë gjendje dëshpëruese, renditet edhe media shqiptare.
Human Rights Wathc raporton se zyrtarë të lartë të shtetit e kanë përdorur pushtetin për të fshirë kritikën në adresë të tyre dhe i kanë financuar mediat sipas qejfit. Duke bërë që efektet kërcënuese të këtyre ndërhyrjeve, të pengojnë zhvillimin e një media të lirë dhe profesionale./tvklan.al