Viti 2010 për ekonominë shqiptare shihet me sy optimist nga institucioni gjigand financiar UniCredit.
Në parashikimin vjetor të ekonomisë së vendeve të rajonit, ai e vlerëson Shqipërinë si nga të paktat vende që pati rritje ekonomike në vitin 2009 me 3.5%.
Në këto terma UniCredit Group thotë, se prodhimi i brendshëm bruto për vitin 2010 në vendin tonë do të jetë në 8.9 %.
Sipas këtyre parashikimeve deficit buxhetor do të ngushtohet ndjeshëm dhe inflacioni do të mbahet nën kontroll.
Remitancat, një nga kontribuuesit kryesor të ekonomisë shqiptare për këtë vit do të pësojë rritje, duke qenë se edhe vetë Evropa ka dalë tashmë nga kriza ekonomike.
Një nga aspektet më pozitive në ekonominë shqiptare vlerëson Unicredit është dhe sektori bankar, që mund të kontribuojë në tregun financiar tepër lehtësisht për një periudhë mesatare.
Privatizimi i sektorit energjetik i kombinuar me ndryshimet ligjore dhe politikën e re të çmimeve kanë përmirësuar ndjeshëm furnizimin e energjisë elektrike thotë raporti.
Unicredit vlerëson gjithashtu edhe lehtësirat në procedurat e regjistrimit të bizneseve, uljen e taksave dhe administrimin e tyre, që në vetvete kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave.
Megjithatë ashtu siç vlerësohet në raport progresi në BE, mbledhja e taksave mbetet e ulët në nivelin e administratës lokale.
Unicredit Research përbëhet nga katër grupe, që përgatisin studimet e tyre dhe publikojnë raportet me të cilat ky grup orienton investitorët drejt tregjeve dhe vendeve në mundësi investimesh të suksesshme./tvklan.al