Hungaria shënon vendin e parë në listën e pritshme prej 26 anëtarësh të NATO-s që ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë.

James Apathurai zëdhënës i NATO-së shpjegon se NATO po shpreson për dy anëtarët e rinj. Ai shpjegon se tashmë akulli është thyer edhe pse ky vendim varet vetëm nga parlamentet e vendeve anëtare.

Arta Tozaj: “Gjatë procesit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të parlamentit të vendeve anëtare të NATO-s. Shqipërisë i kërkohet të zbatojë me përpikmëri reformat, madje t’i intensifikojë ato në momentin që do të jetë anëtare e plotë e NATO-s”

Procesi nuk ndalon me anëtarësimin, por duhet punuar akoma më shumë transformimin e vendit. Siç ka ndodhur dhe me NATO-n vetë në këto 15 vite shpjegon zëdhënësi James Apathurai./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj