Arta Tozaj: “Zoti Schultz si e vlerësoni situatën politike që është krijuar në Shqipëri nga debati për kodin zgjedhor, ku dy partitë e mëdha mendohet të votojnë pa marrë në konsideratë propozimet e partive të vogla.
Martin Schultz: “Mendoj se zgjedhjet e vitit 2009 do të jenë kyçe për zhvillimin dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe ligji elektoral që duhet të përgatisë këto zgjedhje, duhet të përfshijë të gjitha partitë dhe të përjashtosh për shembull nga komisioni një parti të rëndësishme si ajo e Ilir Metës, për mua është një gabim i rëndë dhe i bëj thirrje kryeministrit, presidentit dhe anëtarëve të parlamentit që të konsultohen për këtë çështje me të gjitha partitë e interesuara.”
Arta Tozaj: “Në intervistat tona të mëparshme ju keni kërkuar që e majta të dalë e bashkuar në zgjedhjet e vitit 2009. Në takimet tuaja me Edi Ramën, Ilir Metën dhe lider të tjerë të së majtës, a keni vërejtur ndonjë sinjal për këtë?”
Martin Schultz: “Mendoj se një e majtë e bashkuar është më e fuqishme se një e majtë që paraqitet e ndarë, por një nga problemet më të mëdha që hasim gjithandej në Europë, është momenti kur një parti e majtë në vend të bashkëpunojë, lufton kundër një partie tjetër të majtë, e nga kjo s’ka fitim, por vetëm humbje. Edi Rama është lideri i një partie që është anëtare Internacionale Socialiste e unë jam zëvendës president i internacionales dhe kam kontakte të rregullta me të dhe partinë e tij, por jam dhe mik me Ilir Metën dhe rekomandimi im ndaj Edi Ramës, sikundër ndaj Ilir Metës ishte që ata të bashkëpunonin, por e kuptoj shumë mirë që Ilir Meta është i shqetësuar kur partia e tij që është një parti me rëndësi, përjashtohet nga parapërgatitjet e zgjedhjeve.”
Gazetare: Arta Tozaj