Luan në piano si një profesioniste e vërtetë, në fakt është 16 vjeç dhe studion në vitin e dytë të Liceut Artistik “Jordan Misja”.
Rea Bisha ka përjetuar një sukses të rëndësishëm në karrierën e saj si pianiste me koncertin e parë recital në skenën e Akademisë së Arteve. Ajo ka luajtur solo për një publik të zgjedhur të kryeqytetit, pjesë të kompozitorëve Liszt, Shohpen, Hajden, ndërsa është shoqëruar nga orkestra simfonike e Akademisë së Arteve në “Serenatë for String” të Eduard Elgar.
E emocionuar për këtë sukses Rea na rrëfen më shumë për këtë eksperiencë të bukur.
Rea Bisha: “Profesor Fatos Qerimaj bashkë me pedagogen time Anita Tartari, vendosën të promovonin talente të reja dhe këtë vit më zgjodhën mua. Është i pari koncert nga rëndësia pasi është koncert i parë me orkestër. Kam luajtur vjet një koncert recital.”
Koncertit recital në Tiranë i kanë paraprirë dy koncerte në Durrës e Shkodër, ndërsa qytetin e ardhshëm ku do të vijojë turin e saj muzikor virtuozja Rea Bisha preferon ta ruaj surprizë./tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani