Reagimi për këtë incident ka ardhur dhe nga zyra e kryeministrit Berisha.

Në një deklaratë për shtyp të zëdhënëses Meçani thuhet se kryeministri Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe rrahjen dhe lëndimin e gazetarit Baze në një nga lokalet e mbrëmshme si një akt të shëmtuar, të rëndë dhe të papranueshëm për shoqërinë e lirë.

Kryeministri iu kërkon organeve kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për të nxjerrë përgjegjësinë e plotë ligjore të autorëve të këtij akti të rëndë.

Sikundër kryeministri Berisha thekson edhe një herë se cenimi, keqtrajtimi dhe presioni i çdo forme ndaj gazetarëve për qeverinë shqiptare përbën një akt shumë të rëndë dhe të pajustifikueshëm nga asgjë.

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nënkryetari i saj, Edmond Haxhinasto, dënon aktin e dhunës ndaj gazetarit Baze.

Çdo akt dhune ndaj çdo qytetari është jo civil, i dënueshëm dhe i papranueshëm për shoqërinë tonë.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjithashtu e ka dënuar aktin dhe kërkon nga organet e drejtësisë hetim dhe gjykim duke vënë përpara drejtësisë fajtorët.

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar ndaj dhunës së gazetarit Baze duke e cilësuar si skandaloz këtë akt të paprecedent.

Në një deklaratë ambasada amerikane ka kërkuar nga organet hetimore një hetim të plotë dhe të shpejt të incidentit./tvklan.al