Astrit Patozi: “Ne e gjykojmë në sensin pozitiv propozimin e zotit Rama, sepse nuk duam të besojmë apo të mendojmë për asnjë çast, që kjo është një taktikë për të zvarritur këtë proces. Ne gjykojmë që, për kufizimin e imunitetet është shumë më e rëndësishme realizimi i synimit, realizimi i këtij qëllimi pra se sa teknika parlamentare apo teknika legjislative që do të përdoret për të arritur këtë qëllim. Dhe gjykojmë se ky proces ka ngecur në vend, ka mbetur pezull prej shumë vitesh që kur ne e kemi ndërmarrë për herë të parë këtë iniciativë që në kohën kur ishim në opozitë për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe jo për shkak të teknikës parlamentare.”/tvklan.al