Fatos Lubonja: “Është një ngjarje që të bën të reflektosh shumë, e dhimbshme, tronditëse, por më  shumë aspekte tronditëse, mbi të gjitha është tronditëse sepse janë njerëz të pushkatuar, që cilët nuk dihet se ku kanë varret tash 20 vjet mbasi ra regjimi dhe është tronditëse sepse gjithë kjo iniciativë lihet në duar privatësh, që merrkan eskavatorë dhe zbulokan atje varre masive. Ideja ime është kjo që shteti duhet të veprojë në forma ligjore për këto punë. Të përcaktojë, ka njerëz që kanë marrë pjesë në këto pushkatime, ka prokurorë që kanë dhënë këto vendime, që kanë qenë të detyruar të marrin pjesë atje dhe nëpërmjet instrumenteve shtetërore duhen përcaktuar hartat në qoftë se ekzistojnë dhe si ekzistojnë, kohore dhe vendore të këtyre vendeve të pushkatimit dhe në qoftë se ka parcela të cilat janë të fshehta dhe janë varrosur pranë e pranë, përsëri këto parcela duhen identifikuar dhe kërkimi duhet bërë në mënyrë shumë serioze”./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka