Fatos Lubonja:Debatin lidhur me çështjen Pango, raportin e privatësisë me gazetarinë investigative, mendimi im është ky që Shqipëria ka nevojë për gazetari investigative, ka shumë nevojë, ka mungesa, por nga ana tjetër kam dyshime serioze nëse në rastin në fjalë kemi të bëjmë me një gazetari serioze investigative dhe nëse kjo e çon përpara gazetarinë investigative apo e komprometon atë. Vërejtja ime kryesore lidhet jo aq me shkeljen e privatësisë deri ku mund të hyjmë, deri në shtëpinë e një personi për ta filmuar  apo jo, kjo është njëra anë e çështjes. Ndoshta në raste të veçanta edhe kjo mund të ndodhi, po për mua më problematike është çështja e nxjerrjes së provës me provokim, pra në rastin në fjalë kemi të bëjmë me një provokim që i bëhet personit për të hedhur hapin e mëtejshëm dhe në përgjithësi nga sa njoh unë ligjërisht nuk njihet provokimi si provë, përkundrazi është i dënueshëm dhe në kohën e Enver Hoxhës, në qoftë se dikush të vinte dhe fliste me provokim kundër regjimit dhe ti i nxitur nga ai vazhdoje të flisje kjo të paktën nga gjykatat nuk konsiderohej si provë dhe këtu kemi të bëjmë me një çështje të tillë më duket mua. Dhe një çështje tjetër që përsëri e komprometon këtë rast është konflikti i interesave midis televizionit edhe drejtuesit të institucionit të ministrisë së kulturës që është Ylli Pango në këtë rast. Pra televizioni në njëfarë mënyre duhet të ishte dy herë më i kujdesshëm duke ditur që ka pasur konflikte interesi me këtë, lidhur me piramidën, lëvizjen etj,etj që të mos shtyhej drejt provokimit për ta denoncuar një rast për qëllime të veta, pra kjo e komprometon përsëri çështjen në fjalë. Mendoj se këto dy aspekte, janë 2 aspekte të çështjes, por në tërësinë e vet çështja e përgjimeve të personave mendoj se duhet të institucionalizohet shumë më mirë, shumë në mënyrë më serioze, jo vetëm nëpërmjet institucioneve shtetërore duhet të ketë garant për këto punë, nuk mund të hyhet, merret një vendim 2 gazetarë marrin një vendim pa pyetur kënd sepse ndoshta ligji mund të jetë ndëshkues për ta edhe pse mund të zbulojnë edhe ndonjë gjë që und t’i shërbejë shoqërisë po përsëri mund të jetë e paligjshme dhe e dyta mendoj që edhe vetë televizionet duhet të kenë këshilla etike serioze që të heqin çdo lloj keqkuptimi në publik se kjo lloj gazetarie përdoret për qëllimet për të cilat flitet dhe jo për qëllime të tjera që e komprometojnë gazetarinë investigative.”/tvklan.al