Bamir Topi: “Votimi i djeshëm duhet të konsiderohet jo në mënyrë paradoksale, por duhet të konsiderohet si një fitore e demokracisë sepse për një muaj rresht është diskutuar për anti-kushtetueshmërinë e dekreteve të presidentit. Për paligjshmërinë e këtyre dekreteve dhe fakti që u futën në procedurën e votimit sipas Kushtetutës, tregon që edhe palët që kontestonin u ndërgjegjësuan që kjo procedurë ishte kushtetuese. Mund t’ju them edhe për një pozicionim të institucioneve specifike që merren me supervizionin e ligjishmërisë në institucionet e drejtësisë shqiptare, që i ka dhënë plotësisht të drejtë pozicionit kushtetues të presidentit, pra për këtë nuk ka dyshim. Lidhur me rrëzimin e emrave ky padyshim është ekzekutim politik i këtyre kandidaturave, sepse këto kandidatura janë zgjedhur me shumë kujdes, janë zgjedhur mbi bazën e konsultimeve të gjëra të CV të tyre, por edhe me institucionet të cilat mund të japin të dhëna për karrierën dhe për integritetin e këtyre personave. Unë besoj që të rrëzosh sot në Shqipëri një gjyqtar që ka qenë për 9 vjet në gjykatën e Strasburgut, besoj që është një luks shumë i madh. Nga ana tjetër për të dalë kundër retorikave që bëhen për të përndjekurit, të rrëzosh një kandidaturë që mbështet nga të përndjekurit politik dhe t’i japësh atij vetëm 40 vota në parlament besoj që nuk ka koment.”/tvklan.al