Fjorald Zguro: “Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Bamir Topi bashkë me homologun e vet kosovar zotin Fatmir Sejdiu po inspektojnë punimet në segmentin Rrëshen-Kalimash. Kanteri më i madh i ndërtimit në vend pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.”
Kjo rrugë përmbush ëndrrën e shqiptarëve është shprehur presidenti Topi.
Bamir Topi: “Kjo është rruga që e kemi ëndërruar së bashku dhe realizuar. Është gjëja më e mirë që ne po përjetojmë. Shumë breza kanë menduar për këtë rrugë, fatkeqësisht një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk ja kanë arritur kësaj dite, kështu që jemi me fat, por më me fat do të jenë brezat që vijnë të cilët do të kenë mundësi të ndihem shumë më afër me njëri tjetrin.”
Fatmir Sejdiu: “Rruga ka qenë dhe mbetet arterie e rëndësishme e një trungu e një jete, është shumë me rëndësi që kjo rrugë hap perspektivën, hap proceset e zhvillimit, rruga Durrës-Prishtinë do të jetë e kryer për një kohë optimale dhe jashtëzakonisht të shkurtër.”
Kompania Bektel-Enka po punon në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 60km, puna vazhdon në të 27 urat nga të cilat 8 kanë përfunduar. Deri tani janë kryer rreth 89% e gërmimeve pa përfshirë tunelin. Deri në fund të tetorit progresi total i kombinuar në të dy galeritë e tunelit është 71% apo 7.7 km./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro