Bamir Topi: “Dhe mund t’ju them që zgjedhjet duke marrë në konsideratë mënyrën e sjelljes së qytetarëve, një sjellje mjaft e civilizuar dhe apelet e institucionet më të rëndësishme, por dhe partnerët ndërkombëtarë bënë që dita e zgjedhjeve të shkonte në mënyrë shumë të qetë. Sigurisht prekupacioni më i madh që në radhë të parë shqetëson partitë politike, por dhe qytetarin e thjeshtë, por dhe institucioni i presidentit është korrektësia me të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të vlerësojë rezultatin. Unë në mënyrë absolute nuk mund të influencoj një proces, i cili është në dorë të një institucioni të miratuar nga parlamenti dhe dekretuar nga presidenti. Pra është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ai që vepron mbi bazën e ligjit, ai që kontrollon dhe ai që certifikon dhe përtej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aty ku ka kontestime është kolegji zgjedhor. Dikur presidenti ka pasur përfaqësuesin e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe nëse do ishim në ato kondicione unë do të kisha zë tjetër. Padyshim që unë do të rri sikurse të gjithë të tjerët në ndjekje të këtij procesi pa u prononcuar për ecurinë e këtij procesi, por duke bërë thirrje që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të jetë më respekt të kushtetutës, në respekt të ligjit, në respekt të vlerësimit korrekt të vullnetit të qytetarëve për arritjen e atyre standardeve, të cilat ne i kemi shumë të nevojshme. Mendoj që eksperimentet që bënë në reformimin e ligjeve, janë eksperimente kur asnjëherë nuk mund të thuash që çdo gjë ishte e mirë apo e keqe. Njeriu në këtë proces të gjatë sikurse thashë evolucionar edhe në politikë, edhe në konsolidimin e institucioneve ezauron pjesët të cilat i bënë pjesë të një sistemi të konsoliduar dhe pastaj ça është për ta lënë e le. Kjo është pjesë edhe e maturitetit të politikës./tvklan.al